zoom

Kinema & Netflix

Fotot pikante/ Jo vetëm çmime “Oscar”, por edhe modë, ngjyra dhe stil në tapetin e kuq…

Mbrëmja e madhe e “Oscar” nuk shkëlqeu vetëm nga spektakli i emrave, trofeve dhe shfaqjes, por edhe nga moda dhe stili i veçantë. Ngjyra pothuajse pranverore, të ndezura deri diku dhe ku më shumë mbizotëroi e bardha apo pigment qumështi.

Përzgjedhja me finesë e aktoreve më me emër për të rënë në sy me stilin dhe ngjyrat.

Madje vëmendja e mediave dhe gazetarëve u fokusua jo pak tek markat e veshjeve, stilistët e përzgjedhur dhe shijet e njerëzve të artit e kinematografisë, sidomos femrave.

Dhe ndër të tjera ranë në sy veshjet e përzgjedhura nga ana e Charlize Theron, Zendaya, Lawrence, Longoria, Ariana Grande, Emma Stone, Pugh, Ferrera, por edhe aktorëve si fituesit Cillian Murphy, Ryan Gosling dhe Bradley Cooper.

Ranë në sy ngjyrat e lehta për syrin dhe gati pranverore të Grandes, Zendaya, Lawrence në klasike, Stone dhe Pugh e Ferrera. Kurse nga peshkujt, kostumi me fije të lehta filigrani i Goslyng, papijoji dhe stili klasik britanik i Murphy, por edhe zgjedhja prej gati Cowboy e Cooper, duke kujtuar veshjet e viteve 70-të (rrock and roll), në stilin e pantallonave.

Më poshtë një vitrinë fotosh me veshjet e aktorëve dhe aktoreve të njohura:

Cillian Murphy

Jennifer Lawrence

Aruiana Grande

Eva Longoria

Ryan Gosling

Emma Stone

Zendaya

America Ferrera

Bradley Cooper

Florence Pugh

Charlize Theron