zoom

Aktualitet

FOTOT e faturave/ Nafta në Shqipëri, më shtrenjtë se në Gjermani: Rama na vjedh lekët

Nafta në Shqipëri, sipas denoncimit të një qytetari, kushton më shtrenjtë se në Gjermani.

Këtë denoncim e ka shpërndarë në rrjetet sociale ish-kryeministri Sali Berisha, së bashku me fotot e faturave që tregojnë çmimin e naftës në Gjermani.

Sipas qytetarit, diferenca në çmime është 100 lekë më shtrenjtë në vendin tonë.

“Në Shqipëri nafta me çmimin më të lartë se në Gjermani! Kontrabanda qeveritare mban çmime stratosferike!

📩 Lexoni mesazhin dhe shihni fotot e udhëtarit dixhital!

Mirëmëngjes doktor, ju uroj një fundjavë të këndshme.

Sapo kam hyrë në territorin shqiptar, kam blerë naftën më të shtrenjtë në Europë. Në Europë po e përkthej çmimin nga euro në lek

Gjermani 1.850 lekë
Kroaci 1.660 lekë
Mal i zi 1.666 lekë
Shqipëri në rastin më të mirë 1.960 lekë

Praktikisht Edi Rama na vjedh 100 lekë me naftën më të shtrenjtë se Gjermania, 300 lekë më shtrenjtë se Kroacia dhe 270 lekë me shtrenjtë se Mal i Zi.

Tani kur vjedh votat, i vjedh për të vjedhur shqiptarët.

Të paktën të dalin të protestojnë për çmimin e naftës që sjell efekt zinxhir duke shtrenjtuar çdo produkt tjetër. Ju përshëndes✌🏻”, është denoncimi i bërë publik nga Sali Berisha.