zoom

Aktualitet

FOTOT dhe detajet, ja si u arrestua Dritan Rexhepi në Stamboll dhe çfarë iu gjetën

Dritan Rexhepi, kreu i kartelit të drogës “Kompania Bello”, karteli shqipfolës i narkotrafikut, i cili ishte i vendosur se kishte hyrë në Turqi me pasaportë false, u kap gjatë një operacioni në Stamboll.

Mediat vendase kanë publikuar lajmin dhe fotot e operacionit të forcave speciale turke, për shkak të rrezikshmërisë së lartë. “NTV.COM” raporton se “një operacion është kryer në Stamboll kundër kartelit të quajtur Kompania Bello, i cili transporton drogë nga Amerika e Jugut në Evropë. Gjatë operacionit u ndalua Dritan (Gramos) Rexhepi, kreu i kartelit i cili ishte në kërkim me njoftim të kuq”.

Në dhomën ku qëndronte dhe fshihej iu gjetën një pistoletë me fishekë, bizhuteri, sasi e madhe në euro dhe lira turke, si dhe sende të tjera. Ka dyshime se ai kishte hyrë jo vetëm për fshehje në Stamboll, por edhe për të mbyllur marrëveshje biznesi.

Më tej theksohet se ministri i Punëve të Brendshme, Ali Yerlikaya, tha se është konstatuar se Rexhepi ka hyrë në Turqi nga aeroporti i Stambollit, me pasaportë kolumbiane të regjistruar në emrin e Benjamin Omar Perez Garcia.

Ministri Yerlikaya tha se është marrë masa për këtë zbulim. Duke njoftuar operacionin në llogarinë e tij në rrjetet sociale, ministri Yerlikaya deklaroi se policia e Stambollit ka ndaluar në Beylikdüzü kreun e kartelit, Rexhepi, si rezultat i ndarjes së informacionit me policinë italiane.

Ministri Yerlikaya tha: “Lufta jonë kundër tregtarëve të drogës dhe organizatave të krimit të organizuar do të vazhdojë të rritet me vendosmëri”, ndau ai mesazhin e tij. /ZOOM.AL/