Aplikacion
Ish-zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi është arrestuar nga policia.
Sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë së Punëve të Brendshme, sot (23.02.2026), rreth orës 06:10, në Pikën e Kalimit Kufitar Bllacë, në hyrje të vendit, është bërë ndalimi i 48-vjeçarit, i cili kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar. Ai dyshohet për përfshirje në veprën penale të parashikuar nga neni 354, paragrafi 5, në lidhje me nenin 3 dhe nenin 22 të Kodit Penal.
Grubi është nën hetim për dyshime mbi keqpërdorim të detyrës zyrtare, korrupsion dhe shkelje të procedurave të prokurimit publik, në kuadër të një çështjeje që lidhet me funksionimin dhe kontratat e Lotarisë Shtetërore të Maqedonisë së Veriut.
Sipas autoriteteve të ndjekjes penale, hetimet përqendrohen në vendime dhe kontrata që dyshohet se i kanë shkaktuar institucionit dëme financiare të konsiderueshme, të vlerësuara në rreth 500 milionë denarë, ose mbi 8 milionë euro. Prokuroria pretendon se përmes procedurave të kontestuara janë favorizuar subjekte të caktuara ekonomike.
Më herët, gjykata kishte caktuar masën e paraburgimit ndaj tij, ndërsa ai ishte shpallur në kërkim për shkak të mosparaqitjes para organeve të drejtësisë./ Zoom.al



Festa e çmendur për titullin botëror të Spanjës përfundon në tragjedi, humb jetën 13-vjeçari