zoom

Lajme

Foto që po bën xhiron e botës, Messi duke larë foshnjën Lamine Yamal në govatë! Autori: E vërtetë

Një imazh i Lionel Messit me Lamine Yamal fëmijë, ka marrë përhapje të gjerë në të gjithë botën.

Rreth kësaj fotografie, që ka bërë xhiron e globit, ka folur  autori, Joan Monfort.

“Ishte një fotografi shumë e vështirë për mua. Le të themi se kam djersirë gjak për ta shkrepur. Messi edhe sot është i turpshëm imagjinoni në 2006-ën se sa i tërhequr ka qenë. E kishte të vështirë sepse mbante një të sapolindur në një govatë me ujë.

Jamal kishte dhe nënën e tij, Sheila Ebana pranë, pasi na ndihmoi që Mesi të ndihej më komod. Me kalimin e kohës palët u ambientuan dhe më duhet ta pranoj se ka dalë një fotografi e bukur”, tha fotografi.

Talenti 17-vjeçar Yamal është i impenjuar me Spanjën, në Europian. Deri më tani, ai ka dhuruar 3 asiste. /ZOOM.AL/