zoom

Stil

FOTO/ Njihuni me italianin më të pashëm që la botën e modës për t’u bërë prift

Një 21-vjeçar italian, që ishte notar, balerin, model dhe aktor, i la të gjitha këto për t’u bërë prift.

I konsideruar si një nga meshkujt më të bukur në Itali, zgjedhja e Edoardo Santinit ka tërhequr vëmendjen e mediave vendase.

Rrugëtimi i tij drejt kishës ai e nisi kur takoi disa të rinj që shkonin në kishë dhe pasi nisi të shoqërohej me ata, po mendonte edhe për priftërimin.

“Vitet e fundit pata rastin të takoj disa njerëz të rinj të cilët më treguan se çfarë do të thotë kisha. Vitin e kaluar, për të hedhur hapin e parë shkova të jetoj me dy priftërinj dhe ishte përvoja më e mirë e jetës sime. Një eksperiencë që më mundësoi të takohesha me vëllezër dhe në jetën e përditshme, këtë përgjigje që prisja të vinte nga lart.

Tani studioj teologji dhe shërbej në dy famulli në Dioqezën e Firences. A do të bëhem prift? Nuk e di, jam këtu për ta zbuluar. Unë hodha atë hap që më trembi, që më ndaloi të jem vetvetja ime e plotë. Ajo që jam i sigurt është se nuk do të pendohem për këtë rrugëtim, sepse tani mund të bërtas “unë jam Eduardo, jam 21 vjeç dhe jam i lumtur”, tha ai në një video ku njoftoi vendimin e tij.

Sipas tij, ky vendim nuk ishte i lehtë dhe i frikësohej gjykimit të të tjerëve.