zoom

Aktualitet

FOTO/Kjo është gazetarja 23-vjeçare nga Cërriku që humbi jetën në aksidentin e mbrëmshëm tek TEG-u

23-vjeçarja Sikela Përroj është një nga viktimat e aksidentit të frikshëm që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Tiranë.

Një makinë tip Audi A8, që drejtohej nga 20-vjeçari Klevis Ruçaj humbi kontrollin në mbikalimin e TEG-ut dhe përfundoi në autostradë.

23-vjeçarja, që udhëtonte si pasagjere në këtë makinë, ishte nga Shalsi i Cërrikut, ndërsa kishte mbaruar studimet për degën e Gazetarisë.

Raportohet se ajo jetonte e vetme në Tiranë, ndërsa familjen e kishte jashtë vendit. Bashkë me të humbën jetën Erisilda Abedini, 22 vjeçe, banuese në Tiranë dhe shoferi, 20-vjeçari Klevis Ruçaj, banues në Fier.