zoom

Aktualitet

FOTO/ I riu shqiptar vret studenten serbe në Mal të Zi, arratiset jashtë shtetit

Një shqiptar nga Mali i Zi akuzohet si vrasës i një studenteje serbe. Krimi ka ndodhur në Zvezdara dhe i riu me origjinë shqiptare është shpallur në kërkim nga autoritetet vendasde.

Mediat serbe raportojnë se shtetasi me inicialet J.G., dyshohet se është autori i vrasjes së studentes Ivana K, 26-vjeçe.

Sipas hetimeve rezulton se gjurmët e ADN-së së tij janë gjetur në banesën ku ndodhi vrasja, në Zvezdarë.

Sakaq, sipas mediave atje i riu thuhet se ka shoqëruar Ivanën në shtëpi mbrëmjen fatale dhe më pas nisi ta mbyste vajzën duke i mbuluar me njërën dorë hundën dhe me tjetrën gojën. Ndërkohë për të larguar çdo dyshim të mundshëm nga vetja ai kishte postuar dhe një mesazh, bashkangjitur dhe një foto ku ndihej i pikëlluar nga humbja.

Ishin vëllezërit e vajzës ata që e gjetën më 24 dhjetor motrën e tyre të pajetë në banesën e saj me qira, pasi nuk po iu përgjigjej telefonit. Gjatë seancës gjyqësore, familjarët e viktimës pohuan se ajo nuk ka marrë asnjë kërcënim.

“Engjëlli im, pushofsh në paqe, të jetë i lehtë dheu i zi. Të gjithë jemi të Allahut dhe tek ai kthehemi”, -ka shkruar shqiptari.

Gjithashtu bëhet me dije se Ivana dhe vrasësi i saj u takuan vitin e kaluar gjatë një shëtitjeje malore dhe prej asaj kohe kanë pasur një lidhje dashurie. Ndërkohë dyshohet se shqiptari i akuzuar është larguar nga Mali i Zi për t’u fshehur jashtë shtetit.