zoom

Stil

PAMJE- 100 mijë lule! Dasma përrallore e vajzës së Tom Doshit, të ftuar VIP edhe Luizi me Kiarën

Dasma e vajzës së politikanit Tom Doshi, me djalin e biznesmenit Geront Çela është ngjarja VIP më e komentuar e ditës.

Briana dhe Bruno u martuan në një ceremoni madhështore mes shumë trëndafilave dhe luleve. Plot 100 mijë të tilla!

 

View this post on Instagram

 

A post shared by zoom.al (@zoom.al)

Të ftuar specialë në dasmë ishin dhe çifti Kiara-Luiz, pasi ky i fundit ka marrëdhënie miqësore me familjen Doshi.

Luizi ishte veshur me një kostum smoking të zi, ndërsa Kiara me një fustan saten të kuq.

Por kush është dhëndri i Tom Doshit, Bruno Çela?

Bruno Çela, i biri i Geront Çelës, i njohur për biznesin e pllakave “Brunes” rezulton aksioner edhe në ndërtimin e Vlora Marina-s.

Gjithashtu Bruno është futur në Këshillin Bashkiak të Tiranës bashkë me dy anëtarë të tjerë të PSD-së së Tom Doshit, ku ishte listuar i pari.