zoom

Sport

“Final Four”, Skëndërbeu mposht Vllazninë për vendin e tretë, 5 gola dhe spektakël

Skënderbeu ka fituar 3-2 ndaj Vllaznisë, në ndeshjen e mbajtur në “Air Albania” dhe të vlefshme për vendin e 3-të të “Final Four”. Në kryeqytet, korçarët befasuan që në pjesën e parë.

Ekipi i Gvozdenovic realizoi 3 herë në pjesën e parë me Nikaj, Lico dhe Rashica, duke e kthyer në mision të pamundur përmbysjen shkodrane. Vllaznia ngushtoi shifrat me Malën falë një penalltie në pjesën e parë, ndërsa u fut në lojë në fundin e sfidës me golin e Balaj.

Të besuarit e Brdaric mbetën me një lojtar më pak, pas daljes me karton të kuq të Stojanovic.

Sa i takon skuadrës që shkon në Europë, do të jetë Vllaznia që do të jetë në Conference League, pasi Skënderbeu vijon të jetë i dënuar. /ZOOM.AL/