zoom

Të gjitha

Fifi e zhgënjyer nga aktorja e njohur: Asaj akoma i vret sqarimi im me Semin

Ka disa javë që marrëdhënia mes Arjolës dhe Fifit nuk është më si më parë, është krisur për shkak të disa debateve që patën kur këngëtarja u pajtua me Semin.

Por më pas aktorja e njohur u shpeh se është zhgënjyer dhe mërzitur me Fifin, pasi kjo e fundit e ka nominuar javën e kaluar, kur ajo ishte çift me Kledin.

Kjo gjë duket se solli pakënaqësi nga ana e Arjolës ku patën dhe një debat të ashpër mbas spektaklit të kaluar.

Ndërkohë në një bisedë me Monikën, Fifi është shprehur se e sheh Arjolën si një konkurente shumë të fortë në këtë shtëpi.

“Une e ndjej një nga konkurentet e forta. E dija 100 përqind që Arjolën nuk e nominon njeri prandaj e nominova. Unë s’dal aty dhe të them nuk e nominoj Arjolën se nuk di kë të nominoj. Një nga arsyet ka qenë kjo se e shoh shumë të fortë. Më kishte zhgënjyer një Prime më përpara. Nuk e kam pritur Arjolën të thotë që ajo e ka mbajtur anën time vetëm se më ka pasur shumë mike se po të ishte ndryshe do ishte e kundërta. Nuk i kam thënë me zor njeriu të mbaj anën time. Unë edhe pse jam sqaruar me Semin mendoj që ajo më ka provokuar. Nuk më pëlqejn aspak këto gjëra. Asaj akoma i vret sqarimi im me Semin”, tha ajo.