zoom

Slider

FIFA zbulon emrat e këngëtarëve që do të performojnë në premierë të Botërorit

Nuk ka më dilema, FIFA ka publikuar dy emrat e artistëve ndërkombëtar që do të perfomojnë në ceremoninë e hapjes së Kampionatit Botëror Katar 2022.

FIFA njofton se këngëtarët që do të performojnë janë Maluma dhe Myriam Fares.

“Le të fillojë festa! FIFA Fan Festival çelet më 19 nëntor në një hapje madhështore, Maluma dhe Myriam Fares po e nisin atë me stil në Al Bidda Park”, thuhet në njoftimin e FIFA-s.

Më herët, u lakua Dua Lipa, e cila do të performonte në premier, si dhe Shakira, por këngëtaria shqiptare mohoi gjithçka në Instastory.

Botërori fillon këtë të diel me ndeshjen hapëse Katar – Ekuador, që do të nis duke filluar nga ora 17:00, por festa do të filloj një orë më herët. /zoom.al/