zoom

Aktualitet

Fier/ Goditi me thikë të ëmën , Gjykata lë në burg 30-vjeçarin

Gjykata e Fierit ka lënë në burg 30-vjeçarin që plagosi me thikë nënën e tij në banesën e tyre në Dukat të Patosit më 5 korrik.

Gjykata e kryesuar nga Taulant Banushi në këtë çështje ka lënë në fuqi kërkesën e prokurorit Hysen Ajasllari për arrest në burg të autorit.

Klodian Çobaj ka goditur disa herë me thikë nënën e tij 84-vjeçare Donika Çobaj, e cila fatmirësisht i ka shpëtuar vdekjes, por që ende vazhdon të jetë nën mbikëqyrjen e mjekëve për shkak të plagëve të shumta të marra me thikë në pjesë të ndryshme të trupit.

Donika Çobaj ka marrë plagë të rënda në të gjithë trupin, si rezultat i goditjes disa herë me thikë në pjesë të ndryshme, në qafë, bark dhe kofshë.

Kujtojmë se 84-vjeçarja jetonte me një vajzë pasi bashkëshorti i kishte vdekur ndërsa djali ishte emigrant në Gjermani.

Ky i fundit, Klodian Çobaj, kishte rreth 20 ditë qe ishte kthyer nga Gjermania.

Fqinjët tregojnë se ishte familje shumë e mirë dhe e kanë pasur të vështirë ta besojnë ngjarjen.

Djali nuk ka qenë problematik dhe nuk janë dëgjuar debate me parë. Fqinjët kanë dëgjuar fjalë, por nuk kanë parë çfarë ka ndodhur.

Djali pasi e ka goditur nënën me thikë është larguar menjëherë nga banesa./zoom.al/