zoom

Aktualitet

“Fëmijët i largova, gruan ma vranë”- Ç’deklaroi ish-këshilltari i Behgjet Pacollit: Na bënë pritë

Një krim i rëndë ka tronditur Prishtinën, mbrëmjen e sotme ku bashkëshortja e Naim Murseli, ish-këshilltarit të Behgjet Pacollit, u vra brenda automjetit në rrugën “Dalip Alshiqi”.

Liridona Murseli ndodhej në makinë me bashkëshortin dhe fëmijët, kur sipas Naim Murseli disa grabitës i kanë bërë pritë ka ndodhur rreth orës 20:20 të mbrëmjen së sotme.

Sipas dëshmisë së dhënë para hetuesve, ai ka deklaruar se arriti të largojë fëmijët nga makina, por gruaja e tij u vra me armë zjarri nga hajdutët.

Bazuar në deklaratën e Murselit që e ka dhënë për hetuesit, hajdutët fillimisht iu kanë kërkuar gjërat me vlerë, duke marrë paratë dhe telefonat. Kjo situatë, sipas versionit të Murseli, e detyroi që t’i largonte fëmijët nga mjeti, por nuk arriti të shpëtojë gruan.

Por pritet që pistat e hetimit të zgjerohen dhe nuk do të hetohet vetëm versioni i këshilltarit të ish-presidentit të Kosovës.

Rreth orës 20:20, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë. Policia si dhe mjekët emergjent, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku në një veturë kanë hasë një person pa shenja jete. Vdekjen e viktimës (femër) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Mbështetur në informacionet e para, dyshohet se bëhet fjalë për vrasje me armë zjarri. Policia në koordinim me prokurorinë, ka nisur hetim dhe ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit” – njoftoi Policia.