zoom

Aktualitet

Familjarët e Mateos, luftë me policinë/ Ç’po ndodh me Çalamanin

Familjarët e Mateos, vogëlushit 8-vjeçar, i cili u vra nga Klodian Çalamani, u mbodhën këtë te diel te paraburgimi i Vlorës, ku po mbahet autori i ngjarjes kriminale.

Ata tentuan të futen me forcë në ambientet e burgut, ndërsa kërkuan që autori i krimit të dënohet me varje.

Familjarët tentuan të shqyejnë portën kryesore, ndërsa një e afërme dëgjohet duke bërtitur: “O i degjeneruar shtet, do të vuajë populli me ju. Po fëmija që iku? Prijani mishin atij qeni.”

Por çfarë po ndodh me Klodian Çalamanin?

Aktualisht 38-vjeçari mbahet në izolim në ambientet e burgut të Vlorës, për të shmangur çdo situatë të mundshme me të burgosur të tjerë.

Raportohet se Çalamanin, nuk e ka vizituar askush nga familjarët e tij në burg, ndërsa asnjë prej të burgosurve nuk i ka ofruar veshje, duke mbajtur po të njëjtat rroba që ka pasur që prej ditës që u arrestua.

Monstra që vrau 8-vjeçarin nuk ka as përfaqësues ligjor, pasi edhe avokati i caktuar nga shteti nuk ka pranuar që të përfaqësonte këtë çështje.

Vrasja e vogëlushit ka shkaktuar reagime të ashpra në mbarë vendin. Me mijëra qytetarë kanë mbështetur firmosjen e një peticioni, ku kërkohet dënimi me vdekje i autorit të krimit makabër.

Postime të lidhura