zoom

Aktualitet

Familja s’pranonte romancën e saj! Gjendet pas 5 ditësh 16-vjeçarja e humbur në Vlorë

Është gjetur pas 5 ditësh kërkimesh 16-vjeçarja Eliza Tozaj.

E mitura ishte shpallur e zhdukur që prej datës 14 janar, teksa lajmi është konfirmuar për mediat nga babai i vajzës.

Edhe pse lajmi është konfirmuar nga prindërit e të miturës ende nuk kanë dalë detaje se ku është gjendur vajza e zhdukur.

Mamaja e saj ka deklaruar në media se vajza e saj ishte larguar bashkë me të dashurin, për të cilin familja nuk ishte dakord. Ajo ka treguar se vajza të premten ka shkuar në shkollë, por nuk është kthyer në shtëpi, ashtu siç bënte ditëve të tjera.

Ndër të tjera, mamaja e vajzës ka treguar se me 16-vjeçaren kanë patur debate të vazhdueshme për shkak të lidhjes së saj me një djalë dhe se edhe me datë 12 janar ishte larguar nga shtëpia, por e kishin gjetur sërish.