zoom

In Zoom

Faktoje.al shtrembëron faktet. I del në mbrojtje Edi Ramës për shpenzimet me avionin luksoz

Media online me emrin “Faktoje.al”, e cila thotë se merret me verifikimin e informacionit, ka publikuar një artikull nëpërmjet të cilit është “përpjekur” të hedhë dritë mbi shpenzimet e kryeministrit Edi Rama me avionin qeveritar “Ismaili”.

Por në vend që të faktojë se sa shpenzon kryeministri nga buxheti i shtetit për udhëtime luksi, ajo ka zgjedhur të ballafaqojë deklarat e ish -kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për të njëjtën çështje.

Lulzim Basha iu referua një shkrimi të Zoom.al për fluturimet me shpenzime marramendëse të kryeministrit me avionin që ka edhe dhoma gjumi.

Artikulli me titull “Lajthitjet në llogaritë e Bashës për udhëtimin e pretenduar të kryeministrit me charter”, merr shkas pikërisht nga deklaratat e bëra nga Basha gjatë një seance plenare ku pretendonte se Rama në dy udhëtime vajtje-ardhje me destinacion Parisin dhe Mynihun kishte harxhuar deri në 150 mijë euro nga taksat e shqiptarëve.

Për të vërtetuar këto deklarata të Bashës, media në fjalë thotë se i është drejtuar edhe me disa pyetje Këshillit të Ministrave, ku i kërkon informacion për udhëtimet e Ramës të pretenduara nga Basha.

Qeveria ka refuzuar t’i përgjigjet dhe Faktoje.al ka marrë përsipër t’i bëjë llogaritë vetë.

Por në vend që t’u referohet burimeve të besueshme përsa u përket shpenzimeve, duke kontrolluar faqe të specializuara në këto Çështje, ky portal që financohet nga programe të ambasadave të huaja, e bën “kontrollin e fakteve” me një ekspert të vetëm.

Kështu, ajo arrin në përfundimin se një avion si “Ismaili” që përdor Rama shpenzon afro 1200 dollarë në orë.

Në faqen e internetit https://jetadvisors.com/airbus-a319-performance/ rezulton se një avion Airbus A319 si ai që përdor Rama konsumon 640 gallonë apo 2909 litër, ose 4100 dollarë në orë, sipas Çmimit të karburantit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Faktoje.al shkruan se, Rama, edhe sikur të ketë udhëtuar për në Paris me këtë avion, ka harxhuar vetëm 3 mijë euro meqënëse një udhëtim Tiranë-Paris zgjat vetëm 2 orë e 30 minuta.

Por shpenzimet, bazuar në faqen e specializuar ëëë.jetadvisor.com, për udhëtimin e supozuar në Paris do të ishin vetëm për kaburant 10,250 dollarë. Kjo media nuk llogarit këtu edhe shpenzimet e tjera për taksat aeroportuale dhe ekuipazhin, i cili ka një personel prej 12 personash, me kosto afro 8 mijë euro në orë.

Faktoje.al ka pyetur një ekspert, pa emër, i cili po si gazetarët e portalit ka të njëjtin përfundim.

“Një udhëtim me ‘Ëizz air’ përshembull për në Londër kushton 50-60 euro vajtje-ardhje. Zgjat 3-4 orë, pra është nga vendet më të largëta nga Tirana në Europë. Nëse avioni ka 250 pasagjerë, avioni nxjerr të ardhura të përafërta me 15 mijë euro”, thotë eksperti.

Por edhe eksperti, ashtu si portali që e ka pyetur, nuk paraqet asnjë fakt apo të dhënë të besueshme.

Kështu që nga lajthitje të Bashës, rezulton që analiza të tilla janë lajthitje të gazetarisë.

Zoom.al nuk merr përsipër të mbrojë deklaratat e Lulzim Bashës, por u referohet fakteve të publikuara edhe më parë, duke i ballafaquar ato me shkrimin e faktoje.al në interes të publikut, me paratë e të cilit kryeministri i vendit e përdor avionin “Ismaili” si taksi, qoftë edhe për të pirë një kafe në Kosovë apo për të marrë pjesë në ekspozita në Dubai.

Çdo analizë tjetër, e pabazuar në fakte, por në thashetheme ekspertësh pa emër, i shërben vetëm qeverisë që do të duhej t’i kishte vënë në dispozicion edhe medias në fjalë dokumentacionin shtetëror për shpenzimet me avionin “Ismaili”, o për biletat që blen herë pas here kryeministri për udhëtime që charteri i tij nuk i realizon dot. /Zoom.al