Aplikacion
Trafikantët janë kryesisht shqiptarë, bëjnë të ditur mediat e huaja, teksa operacioni i nisur ditën e martë, përfundoi me 17 shqiptarë të arrestuar, pjesa më e madhe janë prangosur në Belgjikë, por edhe në Francë. Të arrestuar ka pasur në Zvicër, Itali, Holandë, Austri dhe Gjermani. Dy shqiptarë të tjerë të të njëjtës bandë kriminale ishin arrestuar më herët në Holandë dhe Zvicër.
Media zvicerane në gjuhën shqipe “Le Canton27.ch” dha detaje nga operacioni i zhvilluar në shtetin helvet, ku mësohet se janë arrestuar 3 shqiptarë të grupit në fjalë. Policia ka sekuestruar nëntë kilogramë heroinë dhe dy kilogramë kokainë. EUROPOL ka njoftuar se banda e trafikut të drogës ishte e dhunshme dhe kishte në dispozicion një arsenal mbresëlënës armësh zjarri dhe në të kaluarën ishte përfshirë në një atentat ndaj një rivali në Shqipëri. Po ashtu flitet për një grabitje të armatosur të një ngarkese me 395 kg marijuanë në mes të shkurtit të kryer në Bruksel.
Pako kokaine e pajisje bluarëse u zbuluan në një magazinë të paligjshme në Antëerp (Belgjikë). Kjo i vuri hetuesit në gjurmët e një rrjeti shqiptar të trafikut të drogës. Organizata kriminale shqiptare e shpërbërë merrej me trafik droge në shkallë të gjerë dhe grabitje me armë. Aktivitetet e saj u shtrinë edhe në Zvicër, thanë nga Zyra e Policisë Federale (Fedpol), citon Le Canton27.ch. Zbulimi në Antëerp u pasua nga disa operacione në vende të tjera në Belgjikë, të cilat zbuluan dhjetëra amballazhe boshe heroine dhe kokaine.
Ky rast ilustron qartë se Zvicra është pjesë e zonës kriminale evropiane, shton Fedpol. Me vendndodhjen qendrore, prosperitetin dhe stabilitetin politik, ajo është një objektiv tërheqës për krimin e organizuar.
Rudina Dembacaj flet mes lotësh për divorcin: Gjykata është shumë e njohur për time bijë