zoom

Bota

Europa i del në krah Zelenskyt: Dinjiteti yt nderon popullin ukrainas, ne jemi me ty

Europa i del në krah Zelenskyt: Dinjiteti yt nderon popullin ukrainas, ne jemi me ty

Europa i ka dalë në krah presidentit ukrainas, Volodymir Zelensky në një shfaqje uniteti pas zhvillimeve në Uashington.

Dhjetëra krerë shtetesh të Europës kanë reaguar në mbështetje të liderit ukrainas në më pak se një orë.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa bënë të njëjtin postim në rrjetet sociale.

“Dinjiteti juaj nderon trimërinë e popullit ukrainas. Ji i fortë, trim, ji i patrembur. Ju nuk jeni kurrë vetëm, i dashur President @ZelenskyyUa. Ne do të vazhdojmë të punojmë me ju për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme.”

Reagime të tjera:
Pedro Shancez – Kryeministër i Spanjës
“Ukrainë, Spanja është me ty!”

Donald Tusk – Kryeministër i Polonisë
“I dashur Zelensky, e dashur Ukrainë, nuk jeni vetëm!”

Emmanuel Macron – President i Francës
“Ne duhet t’i respektojmë ata që kanë qenë duke luftuar në prej fillimit!”

Jonas Gahr Støre – Kryeministër i Norvegjisë
“Ne qëndrojmë pranë Ukrainës në luftën e saj të drejtë për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme.”

Ulf Kristersson – Kryeministër i Suedisë
“Suedia qëndron me Ukrainën. Ju nuk po luftoni vetëm për lirinë tuaj, por edhe për të gjithë Evropën. Slava Ukraina!”

Gitanas Nauseda – President i Lituanisë
“Ukrainë, nuk do të ecësh kurrë vetëm.”

Simon Harris – Ministër i Jashtëm i Irlandës
“Ukraina nuk është fajtore për këtë luftë të shkaktuar nga pushtimi i paligjshëm i Rusisë. Ne qëndrojmë me Ukrainën.”

Dick Schoof – Kryeministër i Holandës
“Holanda vazhdon të mbështesë Ukrainën. Sidomos tani. Ne duam paqe të qëndrueshme dhe një fund të luftës së agresionit që ka nisur Rusia. Për Ukrainën, për të gjithë banorët e saj dhe për Evropën.”

Olaf Scholz – Kancelar i Gjermanisë
“Askush nuk dëshiron paqe më shumë se qytetarët e Ukrainës! Kjo është arsyeja pse ne po punojmë së bashku për të gjetur një mënyrë për një paqe të qëndrueshme dhe të drejtë. Ukraina mund të mbështetet te Gjermania – dhe te Evropa.” Zoom.al/

Postime të lidhura