zoom

Lajme

Euro 2024/ UEFA dërgon në “shtëpi” një tjetër gjyqtar, këtë herë bilbilin e njohur holandez

Në fillim ishte spanjolli Gil Manzano, i kritikuar dukshëm për paraqitjet e tij të dobëta dhe shpesh të njëanshme, sidimos ndaj madrilenëve në vendin e tij dhe tani ikën në shtëpi një tjetër gjyqtar me ulje-ngritje në dhënien e drejtësisë në futboll dhe aq shumë i sulmuar për rastin e takimit Real-PSG të vitit 2022, me faullin e paakorduar të Benzema ndaj Donarumës, e që përfundoi në gol për spanjollët.

Përfundon kështu më herët aventura e gjyqtarit Danny Makkelie, në Euro 2024. Arbitri holandez është informuar nga UEFA se nuk do të gjykojë më asnjë ndeshje në fazën finale të Kampionatit Evropian. Arsyeja? Polemikat e shumta kundër tij pas dy ndeshjeve të arbitruara në fazën e grupeve, Gjermani-Hungari dhe Itali-Kroaci.

Orët e fundit flitet se përzgjedhësi i arbitrave në UEFA, Rosetti ka larguar edhe arbitrin italian Guida. Po për këtë të fundit ndryshe nga gjyqari holandaz, largimi nga Euro 2024 nuk bëhet fjalë për të njëjtat arsye, por për faktin se duke qenë se Italia vijon rrugëtimin në evropian ende, prezenca e më shumë se 1 gjyqtari italian është e tepërt, duke qenë se për momentin vijon të jetë italiani Orsato.

Edhe gjyqtari polak Marciniak, që gjykoi gjysmëfinalen polemizuese Real Madrid-Bayern në Champions, duke i rënë bilbilit para se gjermanët të shënonin e barazonin, pritet ta lërë më herët kompeticionin, pas paraqitjes së dobët në fazën e grupeve. /ZOOM.AL/