zoom

Sport

EURO 2024/ Telashe edhe për Gjermaninë, i dëmtohet ylli i mesfushës

EURO 2024/ Telashe edhe për Gjermaninë, i dëmtohet ylli i mesfushës

Pothuajse të gjitha ekipet e mëdha po vuajnë probleme dëmtimesh, teksa duhen edhe 48 orë përpara startit të “Euro2024”.

Gjermania njoftoi se humbi një nga lojtarët më të rëndësishëm sot, Aleksander Pavlovic.

Mesfushori 20-vjeçar ka shfaqur një shqetësim në bajame, duke e bërë të pamundur prezencën e tij në Evropian.

Julian Nagelsmann ka vendosur të thërrasë Emre Can, mesfushorin e Borusia Dortmund dhe finalist i Champions League, për të zëvendësuar Pavlovic. Can është nisur menjëherë drejt grumbullimit për t’iu bashkuar ekipit përfaqësues.

Më herët kanë qenë ekipe si Holanda, Italia, Franca apo Polonia që shfaqën probleme me dëmtime të yjeve të ekipit. /ZOOM.AL/