zoom

Lajme

EURO 2024/ Kombëtarja kuqezi në “top-formë”, stërvitje intensive dhe asnjë dëmtim para Italisë

Kombëtarja shqiptare vijon me përgatitjet për ndeshjen e parë të grupit në Euro 2024 ndaj Italisë të shtunën në mbrëmje, me kuqezinjtë që kanë zhvilluar vetëm një seancë stërvitore në kampin bazë në Kaiserau.

Skuadra ka punuar për më shumë se një e orë e 30 minuta mes palestrës dhe fushës me grupin të plotë dhe deri tani nuk ka probleme fizike për asnjë lojtar.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se ditën e sotme Kombëtarja do të zhvillojë një seancë stërvitore, që do të nisë në ora 12:00 dhe do të jetë e hapur për mediat 15 minutat e para.

Gjithashtu, sot do të ketë edhe një konferencë për median me një nga futbollistët kuqezi, duke filluar nga ora 14:30 dhe që do të transmetohet në kanalin e FSHF në platformën Youtube. /ZOOM.AL/