zoom

Kinema & Netflix

Ethet e çmimeve “Oscar”, lista e favoritëve për të fituar trofe të dielën

Ethet e garës për “Oscar” kanë nisur, e bashkë me të numërimi mbrapsht për natën e madhe gala.

“The New York Times” ka analizuar listën e pretendentëve kryesorë për çmimet “Oscar” dhe bazuar në analizën e kritikës, por edhe publikut online, ka publikuar filmat dhe aktorët që parashikohet të fitojnë.

Për filmin më të mirë, fitues mund të shpallet “Oppenheimer”, i cili në garë me “American Fiction”, “Anatomy of a Fall”, “Barbie”, “The Holdovers”, “Killers of the Flower Moon”, “Maestro”, “Past Lives”, Poor Things” dhe “The Zone of Interest”.

Regjisori më i mirë po ashtu pritet të shpallet Christopher Nolan me “Oppenheimer”. Nolan është konsideruar si një nga më të mirët e gjeneratës së tij.

Për aktorin më të mirë, “New York Times”, sërish favorizon “Oppenheimer” dhe aktrimin e Cillian Murphy.

Aktorja më e mirë, thuhet se do shpallet Lily Gladstone, nga “Killers of the Flower Moon”.

Të dielën ceremonia do mbahet live dhe bota i ka sytë nga çmimet, e cila edhe këtë vit nuk mbeti pa debate dhe kritika të hapura, sa i përket “përjashtimit” të regjisores së “Barbie” (Greta Gerwig) dhe mungesës së emrit të Margot Robbie në kategorinë “Aktorja më e mirë”. /ZOOM.AL/