Aplikacion
Ndër pyetjet që iu drejtuan Albit nga ndjekësit e tij, ishin dhe disa që kishin lidhje me moderatoren e njohur, Bora Zemani dhe historinë e saj me aktorin e humorit, Donald Veshaj.
“Çfarë mendon për Borën dhe Donaldin?”, pyet ndjekësi, të cilit ai i përgjigjet:
“Mendoj që disa gjëra është më mirë t’ja lemë zotërve të punës dhe të merremi me punët tona… Sepse kur diçka pompohet në mënyrë të sforcuar ka gjasa të dështojë”.
Ndërsa kur e pyetën se kush është femra më e bukur shqiptare, ish-konkurrenti i “Përputhen” shkruante me të mëdha emrin e Bora Zemanit. Dhima gjithashtu ka pohuar se është i dashuruar, me një vajzë të panjohur për publikun emrin e së cilës nuk e ka bërë të ditur. Aludimet se ai është në një lidhje filluan nga disa foto, të cilat u publikuan pasi ish-konkurrentes Alvisa Qarri i vodhën “Instagram”-in, duke i postuar biseda private në story./L.K
/Zoom.al
Rudina Dembacaj flet mes lotësh për divorcin: Gjykata është shumë e njohur për time bijë