Aplikacion
Babai i 20-vjeçares nga Librazhdi, e cila u kap nga vjehrri e vjehrra në dhomë me të dashurin dhe videoja e këtij momenti u bë virale në internet, ka folur sot në lidhje me ngjarjen.
Ndër të tjera, ai ka hedhur akuza se ngjarja ishte e inskenuar, duke nisur që nga fakti se djali me të cilin vajza e tij u kap në dhomë u mor në mbrojtje nga krushqit e tij. Ai shprehet se ata e kanë goditur dhe ofenduar vajzën e tij, ndërsa shton se dhe ai vetë e ka goditur me një shpullë.
“Familjarët e atyre i kam takuar. Pse s’më thanë ata mua; o Arben, hajde këtu. Në momentin kur erdhi policia, se e kishin bllokuar te dera, vajza veshi vetëm një palë tuta të holla, të brendshme. Nuk kishte dhe i futa një shpullë se nuk e mohoj. Kur del vajza, vjehrra e godet. Dikush e shtyhu vajzën. A shkoi vjehrri më duket, e goditi më shkop dhe vajza ra përtokë, dhe i dolën vidhet jashtë dhe i thonin vajzës; Vishu oj buçe, vishu oj kuçkë.
Unë flas për atë që kam parë. Çfarë kërkonte çelësi nga jashtë? Djali ishte i qetë, e mbronin që të mos e qëlloja unë nga nervat. Ai nuk më kthente përgjigje fare. Ajo që unë kam parë ka qenë e mirëorganizuar e inskenuar mirë. Nuk e di ndoshta vajza ime ka gabuar më parë, por ajo atë nate ishte e inskenuar mirë.”- tha babai/ Zoom.al