zoom

Stil

Ermiona Lekbello përjashtohet nga “BBVA”

Ermiona Lekbello përjashtohet nga “BBVA”

Mëngjesi i sotëm ka nisur me të papritura në shtëpinë e famshme të “Big Brother”. Vëllai i madh ka përjashtuar Ermiona Lekbellon.

Ky përjashim vjen pas zarfit të zi që u komunikua ditën e djeshme ku u tha me ultimatum se nuk do të ketë më asnjë tolërim.

“Banorë, Vëllai i Madh ju ka dhënë mbrëmë ultimatumin e fundit për mosrespektimin e rregullave thelbësore të formatit, që nuk lejojnë të cenohet integriteti i askujt. Dhuna verbale e përdorur mbrëmë, në formë të përsëritur nga Ermiona përbën një shkelje të rëndë të rregullave. Për këtë arsye, Vëllai i Madh, ju komunikon se Ermiona lë menjëherë shtëpinë dhe është e skualifikuar nga loja. Si rrjedhojë, edhe televotimi i javës anulohet”, shkruhej në zarfin e lexuar nga Luizi.

Ermiona është përfshirë në shumë debate brenda shtëpisë. Mbrëmë ajo pati disa përplasje me Armaldon dhe Oltën, duke i thënë kësaj të fundit: “Mjerë burri që të ka në shtëpi”.

Ky edicion i “BBVA” ka sjellë një sërë masash të ndërmarra ndaj banorëve dhe Ermiona është banorja e dytë që përjashtohet, pas Kejvinës, e cila i qëlloi me shpullë Luizit./ Zoom.al