Aplikacion
Por megjithatë, Veliaj i hipi shalës, kamerat e filmuan, portalet rilindase e bënë lajmin dhe e titulluan “Kryebashkiaku Veliaj shkon me biçikletë në Asamblenë e PS”, teksa brenda përmendej “pasioni që ka ai për dyrrotakun e tij”, paksa paradoksale apo jo? Sidomos duke marrë parasysh faktin se Veliaj ngiste një biçikletë të markës Van Moof me vlerë 2198€, një “dyrrotak” të cilën shqiptarit me rrogë mesatare as nuk i shkon në ëndërr ta ketë, se nuk di ç’hapësirë ekonomike në jetën e tij të mbushë më parë. Apo edhe sikur ta ketë mundësinë ta blejë e të ndjekë shembullin e kryebashkiakut model me biçikletë 2000€-she, nuk do dije nga të ruhet më parë në korsitë e ngushta që ka bërë lali që herë anojnë nga këmbësorët, e herë nga korsitë e makinave.