Aplikacion
Një alpinist 46-vjeçar ka humbur jetën pas një pickimi nga bleta në Greqi.
Sipas mediave greke, Damianos Nakos po ngjitej në zonën e Karathona-s kur u pickua, duke pësuar një reaksion të rëndë alergjik që i rrezikoi jetën.

Megjithëse miqtë e tij ndërhynë menjëherë duke e transportuar në spital, mjekët nuk arritën ta shpëtonin. Ai pësoi një atak kardiak si pasojë e komplikacioneve nga reaksioni./ Zoom.al
