Aplikacion
Mësohet se në kuadër të operacionit është lëshuar një urdhër-arresti edhe për shefin e krimeve në Durrës, Agustin Cinari. Më herët ishin arrestuar po për këtë aksion dhe implikim me krimin në marrje vendimesh dhe favorizime, gjyqtarja e Elbasanit, pajtime Fetahu, nëndrejtori i Burgut të Bradasheshit dhe 2 oficerë policie. Në total janë mbi 35 fletë-arresti, mes tyre edhe i shumëkërkuari Talo Çela dhe anëtarë të fisit Çopja.
Mësohet se operacioni është zhvilluar në kuadër të vazhdimit të operacionit ‘Plumbi i artë’, ka vënë në shënjestër për t’u arrestuar, personat me precedentë penal të akuzuar për vrasje, trafik droge dhe sigurim të kushteve për të kryer vrasje.
Deri më tani nuk dihen detaje nga aksioni në fjalë si dhe se sa persona janë arrestuar. Pas rrëfimit të Nuredin Dumanit, u zbuluan një seri krimesh të rënda të botës së nëndheshme të botës kriminale. Ndërkohë përgjimet nga aplikacioni Sky ECC nxorën zbuluar disa krime. /ZOOM.AL/
Rudina Dembacaj flet mes lotësh për divorcin: Gjykata është shumë e njohur për time bijë