zoom

Aktualitet

EMRI/ Kush e zëvendëson Blendi Gonxhen te “Patentat”

Emërohet drejtuesi i ri i Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor.

Pas largimit të Blendi Gonxhes, i cili u emërua ministër për Ekonominë, Kulturën dhe Inovacionin, vendin e tij e zë Ilir Mëngra.

Ky i fundit shërbente si drejtor i Drejtorisë Rajonale të Transportit Rrugor në Tiranë.

Në vend të Mëngrës, në drejtorinë për Tiranë është emëruar kryetar Afrim Tole.