zoom

Aktualitet

EMRI/ Aksident i rëndë në aksin Kardhiq-Delvinë, humb jetën 42-vjeçari

Një person ka ndërruar jetë ditën e sotme, pas një aksidenti të ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë.

Mësohet se viktimë ka mbetur shtetasi Enton Ndini, 42 vjeç, i cili teksa ishte duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin dhe mjeti ka dalë nga rruga. Sipas policisë, 42 vjeçari gjeti vdekjen në vend.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 14:00, në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë, në vendin e quajtur Fushë-Verri, shtetasi E. N., 42 vjeç, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe motomjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit shtetasi E. N, ka ndërruar jetë, në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.