zoom

Aktualitet

EMRAT+FOTO/ Kush janë tre hajdutët që po ndihmonin Dan Hutrën të arratisej

Tre personat që po thurnin planin e arratisjes së bashku me Dan Hutrën nga burgu i Fierit ndodheshin në paraburgim për vjedhje.

Martin Kapllanaj, 20 vjeç akuzohet për një grabitjw të ndodhur në Vlorë, ku me anë të një arme vodhi në një argjendari një çantë me florinj dhe më pas u largua.

Ai u arrestua pas një grabitjeje tjetër, këtë herë së bashku me Geraldo Veizajn, 19 vjeç. Policia finalizoi operacionin për prangosjen e tyre ti të akuzuar se kishin vjedhur tre biznese, ndërsa vjedhja e një banese u kishte mbetur në tentativë.

Në bashkëpunim me ta për t’u arratisur ishte edhe Feti Kovaçi, gjithashtu në “Arrest në burg” për veprën penale “Vjedhje”.

Të organizuar nga i burgosuri përjetë Dan Hutra, ata po tentonin të linin qelinë e burgut duke prerë hekurat e dritares dhe duke përdorur një çarçaf si litar. Pas kontrollit, gardianët e burgut vunë re mjetet që po përdornin dhe i ndaluan të finalizonin planin e arratisjes.

Dan Hutra konsiderohet si një person me rrezikshmëri të lartë sepse më 1 mars ai bëri masakër duke vrarë trigra dhe plagosur dy të tjera.

Ai vrau me armë zjarri Mevlute Hysën 30 vjeçe, (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses). Pas kësaj ngjarjeje të ndodhur në Kodër Kamëz, autori lëvizi në rrugën “Besëlidhja”, Bathore ku ndaloi te banesa e familjes Kurti, duke vrarë me armë zjarri shtetasen Etleva Kurti, 31 vjeçe. Në vitin 2007, Dan Hutra ishte dënuar pasi ka vrarë me armë ish-gruan Dafina Havalja, të cilën e goditi dy herë me thikë në zemër e mëlçi.