zoom

Aktualitet

EMRAT/ Kush janë zyrtarët e Bashkisë së Tiranës të prangosur. Mes të akuzuarve, edhe një biznesmen

SPAK tronditi Bashkinë e Tiranës sot duke arrestuar disa ish-drejtorë të akuzuar për korrupsion dhe shkelje të barazisë në tendera dhe ankande publike.

Pas disa muajsh hetime për dosjen “5D Konstruksion”, në pranga ranë Mariglen Qato, që ka ushtruar funksionin e Drejtorit të Departamentit Mbështetës në shoqërinë “Ujësjellës Kanalizime Tiranë”, Redi Molla, që ka qenë drejtor i UKT, dhe Taulant Tusha, ish-drejtor i Punëve Publike që u arrestua për aferën e inceneratorit të Tiranës.

Ndërsa për zyrtarë të tjerë si Enton Punavija, Julian Zanaj, Albano Janku dhe Debora Keçi është përcaktuar masa “Detyrim paraqitje”.

Mes të akuzuarve është edhe biznesmeni Nestor Muhamellari.

Ky i fundit është akuzuar si një ndër personat e bërë pjesë e skemës për të mbuluar pronarët e vërtetë të kompanisë “5D Konstruksion”.

Denoncimi për kompaninë “5D Konstruksion” dhe lidhja e Nestor Muhamellarit:

Kompania 5D KONSTRUKSION themelohet ne daten 22.01.2016.

Kompania kishte emrin fillestar IGOR ELEKTRIK.

Aksioneri i vetëm i saj qe Eduart Meta, një lidhje shoqerore e Mariglen Qatos.

Në daten në datën 27.01.2017, Eduart Meta shet 75% të aksioneve të kompanisë Igor Elektrik tek Muhamet Gani Petriti.

Nga kontrolli në QKB z.Muhamet Petritit të ketë qysh prej vitit 2010 aktivitet furrë buke.

Në datën 29.06.2018 largohet si administrator Eduard Meta dhe emërohet Nestor Muhametllari, ky i fundit një emër shumë i rëndësishëm në ketë skemë.

6 muaj më pas, Eduard Meta shet të gjitha aksionet te Muhamet Petriti dhe ky i fundit tashmë është 100% zotërues i kompanisë.

Dhe vetëm një muaj më pas, në 7 janar 2019, kompania ndryshon emër nga Igor Elektrik në VAS Konstruksion.

Nestor Muhametllari, administratori i kompanisë në mars 2021 blen për vlerën 1.000.000 lekë 100% të aksioneve të kompanisë.

9 muaj më vonë, kompania ndryshon emër dhe nga Vas Konstruksion bëhet 5D Konstruksion