zoom

Aktualitet

EMRAT/ Kush janë dy të rinjtë e plagosur nga shpërthimi i granatës në Tepelenë

EMRAT/ Kush janë dy të rinjtë e plagosur nga shpërthimi i granatës në Tepelenë

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë e regjistruar në fshatin Majkosh, në Tepelenë, ku dy të rinj kanë mbetur të plagosur rëndë pas shpërthimit të një granate.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se granata ndodhej brenda një kasolleje dhe ka shpërthyer në momentin kur është prekur nga të rinjtë. Si pasojë e shpërthimit, të dy kanë pësuar dëmtime serioze dhe janë dërguar me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore.

Burimet bëjnë me dije se të plagosurit janë identifikuar si Xhulio Salaj, 28 vjeç, dhe Lisien Shehu, 34 vjeç, të dy banues në zonën e Memaliaj. Ata janë shokë me njëri-tjetrin.

Gjendja e tyre paraqitet e rëndë, ndërsa mësohet se njëri prej tyre ka marrë dëmtime më të mëdha në zonën e fytyrës dhe kokës dhe ndodhet në rrezik për jetën, ndërsa tjetri ka pësuar fraktura të shumta./ Zoom.al

Postime të lidhura