zoom

Aktualitet

EMRAT/ Kush janë 3 shqiptarët që kërkohen në Angli, vranë 30-vjeçarin në 2023. Ofrohet shpërblim

Autoritetet angleze janë vënë në kërkim të tre shtetasve shqiptarë, të akuzuar për vrasje.

25-vjeçari Kevin Vuçini, 21-vjeçari Brigen Qarrica dhe 22-vjeçari Rrezon Cengu akuzohen për vrasjen e 30-vjeçarit Ben Daly në 10 gusht 2023 në Leamington Spa.

Për kapjen e tyre, policia ka vënë në dispozicion një shpërblim prej 10 mijë paundësh për secilin, për këdo që jep informacione për vendndodhjen e shqiptarëve.

Tre shqiptarë në Angli janë shpallur në kërkim për vrasje, ndërsa policia ka deklaruar se ofron 10 mijë paund shpërblim për çdo informacion të vlefshëm për vendndodhjen e tyre.

Shpërblimi në total kap vlerën e 30 mijë paundëve, ndërsa autoritetet këshillojnë qytetarët të mos u afrohen atyre sepse konsiderohen të rrezikshëm.

“Këshilla është të mos afroheni me ta, por të kontaktoni policinë ose Crimestoppers nëse dëshironi të qëndroni anonim. Burrat kërkohen urgjentisht nga hetuesit për t’iu përgjigjur pyetjeve pas një vrasjeje në Leamington Spa të enjten, 10 gusht 2023”, njoftojnë autoritetet.

Ben Daly u gjet me një plagë të shkaktuar me armë zjarri, plagë e cila i shkaktoi vdekjen pas transportimit në spital.