zoom

Aktualitet

EMRAT/ Aksident i rëndë në Sarandë, vdesin dy motrat 20 dhe 22 vjeç. Plagoset shoqja

EMRAT/ Aksident i rëndë në Sarandë, vdesin dy motrat 20 dhe 22 vjeç. Plagoset shoqja

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Sarandë – Delvinë, ku raportohet se dy vajza kanë humbur jetën dhe një pasagjere tjetër ka mbetur e plagosur.

Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Pularia”. Forca të shumta policie, ambulanca dhe zjarrfikëse kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

Viktima të aksidentit janë dy vajza nga Kopaçeza, fshat në Bashkinë Delvinë. Ato janë Ela Dhimaku, 22 vjeçe, dhe pasagjerja, motra e saj Rezi Dhimaku, 20 vjeçe, të cilat ndodheshin në makinën tip “Lancia” kur dyshohet se janë përplasur “kokë më kokë” nga një 23-vjeçar me “Audi”.

Ndërsa shoqja e tyre Antonela Zhupa pasagjere në automjet, ka mbetur e plagosur.

Mësohet se makina ku udhëtonin tre vajzat u përplas me një “Audi” që lëvizte me shpejtësi.

Forca të shumta policie, ambulanca dhe zjarrfikëse mbërritën në vendin e ngjarjes.

E plagosura është transportuar drejt spitalit të Sarandës në gjendje të rëndë. Ende nuk ka detaje në lidhje me rrethanat e aksidentit./Zoom.al

Postime të lidhura