zoom

Slider

Emërohet drejtori i ri i Teatrit “Kujtim Spahivogli”, ja kush është

Qeveria në mbledhjen e sotme, nën drejtimin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku ka miratuar disa vendime të rëndësishme.

Një prej tyre është edhe ai për emërimin e drejtorit të ri të teatrit “Kujtim Spahivogli”.

Qeveria njofton se drejtor emërohet Gjergj Prevazi.

Kandidatët zyrtarë ishin edhe Ema Andrea, Genc Fuga, Ledion Zoi dhe Indrit Çobani.

 

Vendimi

EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TË TEATRIT KOMBËTAR EKSPERIMENTAL “KUJTIM SPAHIVOGLI”

Në mbështetje të nenit 100, të Kushtetutës, dhe të pikës 3, të nenit 9, të ligjit nr.10352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Gjergj Prevazi emërohet drejtor i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.