zoom

Sport

El Clasico edhe në merkato, Reali dhe Barcelona në garë për të nënshkruar me yllin e City-t

Real Madridi është në kërkim të një mbrojtësi të djathtë për sezonin e ardhshëm dhe drejtuesit kanë piketuar Joao Cancelo-n.

“Sport1” raporton se “Los Blancos” janë futur në garë për futbollistin portugez, i cili është në huazim te Bayern.

Për futbollistin e krahut në garë është edhe Barcelona, ndërsa Arsenali po e monitoron prej kohësh.

Cancelo është në pronësi të Manchester Cityt, por është i huazuar në Bayern Munich, i cili nuk e ka ndërmend ta blejë kartonin e tij dhe lojtari do të rikthehet në “Etihad Stadium” në verën që vjen.

Natyrisht, trajneri Pep Guardiola nuk llogarit më në shërbimet e tij dhe përfaqësuesi portugez do të largohet nga kampionët e Anglisë, me mundësi qëndrimi në Premier League ose transferimi në La Liga. /zoom.al/