zoom

Aktualitet

Ekzekutimi i Behar Sofisë në Tiranë, identifikohet bashkëpunëtori i vrasësit

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me vrasjen e biznesmenit Behar Sofia në mes të Tiranës me 25 shkurt 2021.

Këtë të diel, në lidhje me ngjarjen në fjalë, përveç katër personave të arrestuar është identifikuar si bashkëpuntor i autorit të vrasjes së 66-vjeçarit, Bujar Leza, ndaj të cilit është ekzekutuar masa e sigurisë arrest me burg.

Ndërkaq kujtojmë se si autor kryesor për ekzekutimin e 66 vjeçarit është identifikuar 24-vjeçari Ernejt Shytaj, i cili në dëshminë e tij ka pranuar se ka vrarë Behar Sofinë, më 25 shkurt, pranë qendrës së Tiranës.

Ndërkohë në burg në lidhje me këtë ngjarje janë edhe Xhuljano Visha 28 vjeç, Leonard Xhixha 30 vjeç dhe Skënder Vathi 54 vjeç.

Behar Sofia një emër i njohur për drejtësinë në fushën e narkotikëve u vra mëngjesin e 25 shkurtit të 2021, në një atentat që iu bë te Rruga e Elbasanit, pranë Piramidës në kryeqytet.

 

Postime të lidhura