zoom

Të gjitha

Einxhel: Më ke zhgënjyer dy herë, nuk kemi shkuar mirë as jashtë BBV; Donaldi: Ti je fallco!

Një situatë e mbetur pezull nga jashtë shtëpisë së “Big Brother VIP” befas duket se ka ndezur ‘më tepër zjarrin’ mes dyshes Donald dhe Einxhel.
Edhe pse pikënisja e zhgënjimit për Einxhel është pas eliminimit të Dagz dhe mos shpëtimi në zinxhir, mesa duket një debat jashtë shtëpisë e ka bërë Einxhel që të zhgënjehet për herë të dytë me Donaldin!

Hera e parë, sipas saj është pas një bashkëpunimi që nuk ka shkuar mirë mes dyshes, ndërsa e quan Donaldin njeri fallco!

Pjesë nga debati:

Einxhel: E kam shumë të vështirë të bëj sikur ska ndodhur asgjë. Me Donaldin nuk kam pasur asgjë çfarë ti them. Me Ilirin kam ndryshuar qëndrim dhe ka kohë kjo gjë. Me Donaldin nuk do ndodhi sepse nuk është një person që I përmbush kriteret për të qenë miku im. Nuk dua të kem komunikim me ty sepse je shumë fallco në gjërat që thua. Është thjesht një show i joti kur thua që je miku im. Ti zgjedh dikë këtë brenda që të flasësh në emër të atij personi. Çfarë të ndryshojë ty!

Donald: Ti je njeri fasadë.

Einxhel: Ti po kërkon llogari pse dy njerëz kanë kërkuar falje. Edhe ti në këtë fazë vendose të heqësh Dagz. Jam zhgënjyer dy herë nga ky person, i pari ka qenë jashtë dhe dy herë kam dalë në të njëjtin konkluzion edhe këtu brenda.

Donald: Nëse zgjedh të them diçka e them!

Einxhel: Nuk dua që këtë lojë ta bëjë me një gjë që Donaldi mendon se do ja prish lojën. Donaldi nuk më pëlqen as jashtë. Kam patur një bashkëpnim që nuk kam mbetur e kënaqur. Fjalët që ka thënë nuk janë në konherencë me veprimet. Ti po të ishe gati do ishe përball që jashtë me këtë gjë, nuk mbyllje bisedën me një bllok! Është po aq fallco sa jashtë.

Donald: Ti je shumë fallco!

Einxhel: Ti nuk di të ndërtosh marrëdhënie!