Aplikacion
Moderatorja e njohur, Einxhel Shkira ka vendosur që të rrëfejë ndarjen e saj nga ish-partneri, gjë që për të ishte mjaft fatale. Ajo e ka konsideruar ish-lidhjen e saj si dashuri me shikim të parë, e për këtë arsye ndarjen e ka vuajtur shumë.
“Më rezultoi fatale dhe e vuajta më shumë se ajo 8-vjeçarja…”, tha Einxhel, e cila shtoi se nga ndarja, u kthye në një njeri të ftohtë që donte të rrinte vetëm.
Moderatorja u shpreh gjithashtu se dy marrëdhëniet e saj të mëparshme të dashurisë i ka përjetuar keq, pasi ka qenë shumë e dashuruar.
“Ka qenë një ndarje që më ka bërë të distancohem nga çdo lloj mashkulli. U ktheva në një njeri shumë ftohtë, doja të rrija vetëm…Në trurin tim e kisha të stakuar që nuk kam nevojë për njeri tani, kam të tjera gjëra në mëndje…isha një person i frikësuar nga dy marrëdhëniet e mëparshme që është dashuruar dhe është lënduar, i ka përjetuar keq. Nuk jam ndarë nga njerëz që nuk më kanë dashur, jam ndarë me njerëz që më kanë dashur dhe i kam dashur…”, tha Einxhel ndër të tjera.
Rudina Dembacaj flet mes lotësh për divorcin: Gjykata është shumë e njohur për time bijë