zoom

Lajme

Egla nuk njeh më limite, ofendon edhe Françeskën për një çantë: Për mua je e pavlerë, llafazane…!

Egla Ceno ka debatuar me Françeska Muratin ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP”, sepse kjo e fundit i ka prekur një çantë aktores.

“Ndoshta nuk kushton sa gjërat e tua, por për mua është e shtrenjtë se ka edhe vlerë shpirtërore”, iu drejtua Egla banores duke i kërkuar me mirësjellje që mos t’ia prekë gjërat e saj.

“A ka mundësi që të zhdukesh, nuk dua të shikoj fare”, iu përgjigj Françeska, duke acaruar keq Eglën, e cila e ofendoi duke i thënë “llafazane”.

Pjesë nga debati:

Egla: Ajo çanta ime ka vlerë shumë të madhe. Ke futur duart dhe do ma prishësh…

Françeska: A ka mundësi që të zhdukesh, nuk dua të shikoj fare!

Egla: Ke respekt për gjërat e tjetrit. Ndoshta nuk kushton sa gjërat e tua, por për mua është e shtrenjtë se ka edhe vlerë shpirtërore. E kam marrë në Itali dhe nuk dua që ti ta prekësh më.

Françeska: Je në hapësirën time.

Egla: O llafazane, a më dëgjove çfarë thashë?

Françeska: Nuk kam intereson fare.

Egla: O llafazane, mos prek gjërat e mia se do të m’i prishësh. Unë nuk kam ndërmend që të bëj atë lojë se për mua je e pavlerë.

Françeska: Nëse jam kaq e pavlerë pse je këtu?

Egla: Sepse po më prek gjërat. Po kërkon gjëra me mua, por nuk do ta jap.

Françeska: Shko te Juli se ai po vdes për situata.

Egla: Të lutem mos ma prish, kaq! /ZOOM.AL/