zoom

Lajme

Egla do rikthehet në Big Brother VIP”? Detaji që përforcon dyshimin dhe një mesazh për… (Video)

Aktorja Elga Ceno u përjashtua nga shtëpia e “Big Brother VIP” ditën e djeshme, me zarf të zi, pas përplasjeve me moderatorin Meriton Mjekiqi, ku i derdhi këtij të fundit verë në kokë.

Debatet dhe sherret mes tyre vijonin prej javësh me fyerje të rënda dhe sulme deri fizike. Egla kishte pasur përplasje të forta edhe me banorë të tjerë, mes tyre Riken, e cila i derdhi qumështin në kokë.

Aktorja ishte parlajmëruar disa herë për sjelljen e saj. Por pas daljes së saj nga shtëpia, u ngritën pikëpyetje mbi vendodhjen e aktores, ndërsa në faqen e BBV është publikuar një video e saj, e mbyllur brenda një dhome me mure të bardha.

Egla Ceno mesa duket është e izoluar në një ambient tjetër të shtëpisë së famshme dhe ky mund të jetë një rreng për banorët e tjerë, teksa ajo mendohet se mund të rikthehet në shtëpi.

Në pamje ajo shfaqet e vetme në dhomë, teksa shkruan edhe një mesazh për nënën e saj në dysheme. “Mami jam ok”, shkruan aktorja, teksa ka “vizatur” edhe një diell dhe fytyrë në tokë.

Egla Ceno u skualifikua nga loja, një ditë pasi ajo i hodhi gotën me verë në kokë Meriton Mjekiqit pas një debati të ashpër me të dhe me Ilnisa Agollin. Vendimi i vëllait të madh erdhi në një zarf të zi, që u lexua nga aktori Julian Deda.

Po ashtu të ndëshkuar do jenë edhe Meritoni me Ilnisën, por vendimi për ta do të merret të martën në shoun e radhës.

/ZOOM.AL/