zoom

Lajme

E papritur/ Egla, Meritoni dhe Ilnisa kyçen bashkë në një dhomë të izoluar

Loja në Big Brother VIP mori një kthesë të papritur, që pas skualifikimit të Eglës, Meritonit dhe Ilnisës.

Të tre ata u kyçën në një dhomë të izoluar me vendim të Vëllait të Madh, që ndrshe njihet si dhoma e bardhë.

Në fillim, produksioni zbuloi se në këtë dhomë ka qëndruar e vetme për 48 orë Egla, që pas skualifikimit të saj.

“Këto ishin orë shumë të zhurmshme, shumë gjumë, kanë qenë mes zhurmës në kokë dhe heshtjes që të mos kesh asnjë rob zoti për të fol.

Kam pyetur herë pas here për Meritonin si u bë, gjej rastin të përsëris që është një gjest që nuk është për t’u bërë, askush nuk duhet të bjerë pre e provokimeve.

Shumë afër shtëpisë. Dua të di çfarë do të bëhet me mua, që jam një qenie e vogël, e brishtë dhe e pafajshme”, tha Egla.

Më pas, dhomës iu bashkuan edhe Ilnisa dhe Meritoni, që u përjashtuan nga gara pasi u hap zarfi i zi.

Ledioni ofroi për ta mundësinë që të ndërpresin njëherë e mirë garën ose të izolohen në një dhomë, pa e ditur që aty ishte edhe Egla.

Meritoni dhe Ilnisa vendosën të shkojnë drejt dhomës.

“A ikim te dhoma? Vazhdojmë? E lëmë publikun të vendosë”, tha Meritoni.

Që në momentin e parë të takimit mes Eglës, Meritonit dhe Ilnisën, nisën përplasjet me fjalë mes tyre.

Ata duhet të qëndrojnë në të njëjtën dhomë deri të shtunën, kur do të lexohet vendimi i publikut nëse mund të bashkohen me pjesën tjetër të banorëve apo jo.