zoom

Lajme

Efi dhe Mikela janë zënë për Kiara Titon? Të pathënat e sherrit midis dy ish-shoqeve të ngushta

Miqësia mes Efi Dhedhes dhe Mikela Pupës duket se ka përfunduar për shkak të ish-shoqes së Efit, Kiara Tito.

Edhe pse dikur Mikela kritikonte Kiarën, kur ajo dhe Efi debatonin brenda shtëpisë së Big Brother Vip, gjërat kanë ndryshuar.

Që pas krisjes së Efit dhe Mikelës, kjo e fundit po shoqërohet shpesh me moderatoren Tito dhe nuk harron asnjëherë të publikojë daljet në rrjetet sociale.

Së fundmi, Mikela ka postuar një foto duke ndjekur intervistën e Kiarës në TAR, teksa shkruan “ylli”.

Pak orë pas postimit të Mikelës, Efi ka postuar një video në rrjetet e saj sociale, ku thotë:

“Kjo është mënyra më e mirë t’i ktheni përgjigje disa njerëzve”, teksa shfaq një ‘sticker’ me gishtin e mesit.

Gjithashtu hera e fundit që Mikela dhe Efi janë parë bashkë ka qenë në festën ‘gender reval’ që Pupa kishte përgatitur për beben e saj

Pak ditë para kësaj 2 ish-banoret e BBV, Kiara dhe Mikela kanë pasur një takim së bashku të cilin e kanë ndarë dhe me fansat. Vetë Mikela ndau një foto në Instagam ku u shfaq duke puthur Kiarën në faqe dhe shkruante: “Kë takova unë sot?”.

Efi dhe Kiara e nisën lojën e “Big Brother” si dy mikesha, por e mbyllën këtë kapitull më të distancuara se kurrë.

Debatet e përsëritura mes tyre, konfirmuan se mes tyre nuk ka mbetur më asgjë nga miqësia që kishin. Ato kanë diskutuar sërish në spektaklin e fundit në lidhje me raportin e tyre jashtë shtëpisë së BBV.