zoom

Politikë

Eduart Halimi sqaron rikthimin në PD: Kurrë nuk do të hezitoja

Eduard Halimi ka sqaruar vendimi e tij per t’u rikthyer si pjesë aktive e Partisë Demokratike. Në një postim në rrjetet sociale ai thotë se e pranoi me kënaqësi ftesën e Lulzim Bashës, pasi kur thirresh për të shërbyer askush s’ka të drejtë të mos pranojë t’i shërbejë familjes politike. Halimi nënvizon se kurrë s’do të kishte hezituar për ta pranuar një ftesë të tillë.

Sqarimi i plotë:

Unë e pranova kërkesën e Lulzim Bashës për t’u caktuar si “Koordinator i posaçëm politik i kryetarit të PDSH për 12 qarqet, në zgjedhjet e vitit 2021” . Kurrë nuk do hezitoja të ndihmoja mikun tim Lulzim Basha, ashtu si kurrë nuk kam hezituar të ndihmoj dhe si anëtar i thjeshtë familjen tonë politike, gjatë gjithë jetës sime. 

Kur thirresh për të shërbyer, askush nuk ka të drejtë të mos pranojë t’i shërbejë familjes politike.

Të shërbesh, për çdo anëtar të së djathtës politike, është detyrë, dhe nuk duhet lidhur kurrsesi me të qënit deputet. Unë nuk do jem deputet, por do t’i shërbej familjes politike.

Është koha të bashkohemi për t’i shërbyer familjes sonë politike në këtë betejë’.