zoom

Të gjitha

Kanye West i dashuruar me sozinë si Kim Kardashian

 Epo që të ishte kaq i fiksuar pas ish bashkëshortes vetëm Kanye West mund të jetë. Së fundmi ai është parë nën shoqërinë e një vajze aq sa fansat në rrjete sociale e kanë konsideruar si sozia e Kim Kardashian.

E dashura e re e Kanye West mund të jetë modelja e Instagramit, Chaney Jones. Burime për Page Six thonë se Jones është “muza e re e reperit”.

Kohët e fundit  West është parë kudo me modelen, nga shopping në dyqane luksoze deri në shëtitje pasditeve. Tani, me siguri të gjithë po mendojmë të njëjtën gjë: Ngjashmërinë e frikshme të Chaney me Kim, ish-gruan e Kanye, jo vetëm në portret, por edhe në stil.

Lidhur me gjithë zhurmën që Kanye ka krijuar këto kohë në rrjete sociale, kjo e fundit, i ka kërkuar gjyqtarit që të nënshkruajë dokumentet e saj të divorcit,  duke shpjeguar se postimet e reperit “Donda” po i shkaktonin “shqetësim emocional”. Kim paraqiti një kërkesë për divorc nga Kanye “Ye” West në shkurt të vitit 2021./L.K