Aplikacion
Këngëtari 28-vjeçar foli për shumë gjëra në intervistën e fundit, përfshirë albumin e tij të ardhshëm. Harry i ka habitur të gjithë me komentet e tij të sinqerta për jetën e tij seksuale. Styles u shpreh se ju desh kohë për t’u përballur me turpin kur njerëzit mësonin për jetën e tij seksuale.
“Për një kohë të gjatë, më dukej sikur e vetmja gjë që që më përkiste mua ishte jeta ime seksuale. Ndihesha shumë i turpëruar, më vinte turp nga ideja që njerëzit e dinin se kisha kryer marrëdhënie, e lëre më me kë”.
Edhe pse këngëtari pranoi se me kalimin e kohës dhe moshës ai u largua nga frika e të qenit i turpëruar për jetën e tij seksuale dhe arriti në një pikë ku mendoi: “Pse të më vijë turp? Unë jam një burrë 26-vjeçar beqar dhe po, unë kryej marrëdhënie.”/L.K
/Zoom.al