zoom

Të gjitha

Noizy dhe Ledion Liço paskan patur konflikte?! Po arsyet cilat janë ?

Debati publik mes Noizy-t dhe Ledion Liços u bë tema e mbrëmjes në emisionin “Goca dhe Gra”. Producenti ka qenë i ftuar dhe është bërë pjesë e një loje të titulluar: “Çfarë kanë kërkuar shqiptarët më shumë për të në Google”.

E mes shumë alternativash ishte përmendur edhe reperi Noizy, për të cilin Ledioni ka thënë: “Në këtë rast nuk dua të komentoj fare, sepse çdo gjë që do thoja unë do interpretohej në mënyra të tjera. Nuk do doja që ti jepja dikujt arsye.”

Më tej Dalina e ka ngacmuar duke i thënë se spektaklet janë paksa delikate nisur nga historia me Noizyn, por Ledioni ka reaguar menjëherë duke thënë:

“Nuk ka spektakle delikatë por ka njerëz delikatë. Disa gjëra në moment mund të duken shumë të rënda por me kalimin e kohës gjërat qetësohen dhe e humbasin ngarkesën, por nuk dua të komentoj se do dukej si diçka që nuk ka kaluar. Ky është një kërkim që njerëzit e kanë bërë në Google kot por nuk ka asgjë”. Edhe pse deri më sot, Ledioni ka vendosur të qëndrojë sa më larg këtij debati./L.K

/Zoom.al