zoom

Stil

Edhe Kujtim Gjuzi komenton “Big Brother”: Meritoni e sheh Ilnisën si mami

Ish-deputeti demokrat, Kujtim Gjuzi u bë pjesë e komenteve për “Big Brother Vip”.

Më së shumti ai u ndal te marrëdhënia e Ilnisës dhe Meritonit, që ka tërhequr edhe vëmendjen e publikut.

Gjithnjë e më shumë ata shihen afër njëri-tjetrit, teksa mbrëmjen e djeshme kanë shkëmbyer edhe puthjen e parë në buzë.

Por për Kujtim Gjuzin, Meritoni e sheh Ilnisën si mami.

“Meritoni e ka parë si “mami” Ilnisën. Unë nul besoj te kjo marrëdhënie. Nuk besoj te lidhja e një vajze me një djalë më të ri në moshë”, tha Kujtim Gjuzi në “Ftesë në 5”.